
Është mbyllur përfundimisht “kërkimi” dhe përcaktimi i mësuesve që do të vazhdojnë punën edhe për vitin e ri shkollor në radhët e shkollave 9-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga drejtoria arsimore e kryeqytetit. Tashmë në listë për verifikime janë shkollat e mesme, profesionale, të profilizuara, apo të karakterit artistik e teknik.
Duke nisur nga kjo javë e deri në datën 20 gusht, inspektorët dhe specialistët e drejtorisë arsimore do të kryejnë të njëjtën punë edhe për shkollat e mesme.
Të gjithë arsimtarët që aktualisht japin mësim në shkollat e mesme në vend, nëse nuk japin mësim në degën ku kanë kryer studimet e larta, ose nëse rezulton se nuk plotësojnë normën e punës në detyrë, do të largohen nga detyra.
Ndërkohë që emërimet, shkarkimet, ndryshimet dhe çdo informacion tjetër do të bëhet i ditur në shkollat e mesme deri më 25 gusht.
Pritet që ndër risitë e këtij viti të jenë lëndët me zgjedhje, orët suplementare, përdorimi dhe menaxhimi më i mirë i bibliotekave, aktivitete më të shumta, si dhe kohëqëndrim më i gjatë në shkollë për të gjithë mësuesit që kanë edhe një klasë në kujdestari.
Top Channel