PS kritikon shkurtimin e buxhetit

27/07/2010 15:50

Opozita ka kritikuar ndryshimet e projektbuxhetit, të miratuara sipas saj, duke shkelur procedurat parlamentare.

Deputetja Rudina Seseri tha se shkurtimet janë bërë pa analizën e investimeve dhe janë goditur pikërisht ato ministri që nuk kanë realizuar investimet si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

“Ndryshimet që janë bërë në buxhet nuk e zbusin krizën por e thellojnë atë sepse janë ndryshime që nuk shoqërohen me politika lehtësuese për biznesin, nuk favorizojnë prodhimin, nuk nxisin punësimin, nuk mbështesin familjet e varfra të përballojë koston e jetesës. Ky buxhet do ngadalësojë më tej ekonominë dhe do të varfërojë shqiptarët”, theksoi Seseri.

Top Channel