Rama: Kuvendi dhe qeveria treguan krizën

26/07/2010 13:20

Kryetari socialist Edi Rama pas seancës së sotme parlamentare deklaroi se opozita është më e vendosur se kurrë në misionin e saj për të bërë detyrën ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe për t’u dhënë atyre qeverinë që meritojnë.

“Sot pamë një seancë të trupshme parlamentare, ku opozita nuk u lejua të fliste për buxhetin por u detyrua të shihte shfaqjen vulgare të monologut të kryeministrit. Ishte një seancë pa debat, pa orar pa rregulla. Kuvendi e shfaqi krizën e vet funksionale dhe dhunimin e së drejtës së opozitës”, tha Rama.

Sipas tij, e gjithe kjo shfaqje provonciale nxorri edhe më në pah krizën e rëndë të një kryeministri që nuk ka as numrat per ndryshimet e endrruara ne ligjin e SHISH as njerezit me mend per te perballuar krizen ekonomike

“Kryeministri është i dëshpëruar dhe ka humbur kontrollin ndaj vetvetes. E gjithë kjo skemë e krijuar tregon për një krizë të rëndë psikologjike të pushtetit”, tha Rama, në një prononcim për mediat nga selia e PS-së.

Top Channel