Shpërblime në shëndetësi

23/07/2010 15:50

Mjekët e familjes, infermierët, specialistët dhe sanitarët e shoferët që punojne në shërbimin Shendetësor parësor do të shpërblehen me një pagë mujore në fund të muajit korrik.

Sipas Drejtoreshes se ISKSH-së Elvana Hana per gjashtemujorin e pare te vitit, treguesit e tyre si persa i perket performances ashtu edhe cilesise jane te kenaqshem.

Ne vend numerohen gjithse 416 qendra shendetsore dhe persa i perket performances nje mjek familje ne qytet duhet te kete kryer 12 vizita ne dite ne qytet, ndersa ne fshat ky numer eshte me i vogel, gjithashtu treguesit kane te bjen dhe me cilesine e sherbimit. ISKSH parashikon te shperndaje rreth 250 milion leke per realizimin e treguesve te kerkuar nga punonjesit e qendrave shendetësore.

Top Channel