Rama: Berisha po kthen fajdet

23/07/2010 15:10

Lideri i opozitës Edi Rama iu referua dokumentave zyrtare të Fondit Monetar për të akuzuar qeverinë se me papërgjeshmërinë dhe korrupsionin masiv po e zhyt ekonominë në një kolaps të përgjithshëm, me pasojë sipas tij shkatërruese për qytetarët. (UPDATE)

“FMN thotë se deficiti vitin e kaluar ishte 7.4 perqind, më i larti në dhjete vjet. FMN thotë se shpenzimet nuk u ulën dot edhe kur ka qene teper e qartë se të ardhurat ranë. Kjo eshte nje plage e rende qe po thellohet e perhapet, por zanafillën e ka ne maskaraden paraelektorale të vitit të shkuar”, thotë Rama.
 
Rama tha perdorimi politik i parave publike dhe korrupsioni rritën borxhin publik, për të cilin qeveria sipas tij ka gjetur si zgjidhje afatshkurtër financimin me kredi të shtrenjta nga jashtë

“Ky eshte i njejti kurs si ai qe coi ne ndertimin dhe ne rrenimin e piramidave financiare kur qeveria e mbuloi papergjegjshmerine e saj me 1.4 mld dollare nga kursimet e shqiptareve duke u bere i vetmi vend ne bote kur piramida u be nje proces i bekuar nga qeveria”, tha Rama.

Kreu i opozitës i pyetur nga gazetarët ka folur edhe për projektligjin  për SHISH-in, të cilin qeveria tentoi ta miratonte një ditë më parë në kuvend, por që nuk arriti.

“Ne kete projekt perfshihen interesa jo vetem kombëtare por edhe strategjike. Kështu cenohen edhe interesat e partnereve tane me te medhenj , ndaj të cilëve nuk ka burre ne kete vend qe mund t’u perplase deren”, u shpreh Rama.

Top Channel