Berisha, vlerëson qëndrimin e GJND-së

23/07/2010 15:35

Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer aktivitetit me kohë të plote pas një gjendjeje gripale që i zgjati disa ditë dhe i kushtëzoi pjesëmarrjen në dy seanca të rëndësishme parlamentare, atë të miratimit në parim të buxhetit dhe në seancen me debate të forta për shtyrjen e ligjit për shërbimet sekrete. (UPDATE)

Por kjo e fundit, megjithese nje ngjarje qe ka krijuar shume tension, nuk eshte prekur aspak ne mbledhjen e qeverise nga kryeministri Berisha. Ai preferoi te flase gjate per vendimin e Gjykates Nderkombetare te Hages ne favor te ligjshmerise se shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves.   

“Për herë të parë e drejta shqiptare bëhet e drejtë botërore. Ishte një rast i paprecedent, sepse cështja e lirisë së qytetarëve të Kosovës u bë cështje lirie e axhendës së NATO-s”, tha Berisha.

Por, ne axhenden e NATO-s, aktualisht eshte edhe nje ceshtje tjeter shqiptare, ajo e konsultes per ligjin e sherbimeve sekrete. Nje ceshtje, per te cilen kryeministri Berisha nuk eshte prononcuar ende, por, qe besohet se nuk do t’i shmanget gjate seances parlamentare te dites se hene.

Top Channel