SHISH, qeveria “luftë” me SHBA

22/07/2010 15:10

Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror ka përplasur ashpër në seance demokratët dhe socialistët, të cilat kanë patur edhe mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. (UPDATE)

PS e LSI kane kerkuar shtyrjen e ketij ligji te rendesishem i cili sipas tyre nuk mund te kaloje pa patur miratimin e plote te organizmave nderkombetare e ne vecanti te NATO-s. Sipas kreut te grupit te PS Ruci ky projektligj eshte futur ne rend dite ne kundershtim me rregulloren e kuvendit dhe pa dijenine e opozites.

“Në orën 10:15 u vu në dispozicion relacioni i Komisionit pergjegjes qe mban daten 16 mars, me nje kohe qe rregullorja e percakton se duhet ta kishim ne dore dy dite me pare. Kërkojmë që të hiqet nga kalendari i ditës”, u shpreh Ruci.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Ilir Meta theksoi se cdo rishikim i ketij ligji duhet bere ne konsulte me NATO-n.

“Ky konsultim nuk ka perfunduar dhe do te ishte e panevojshme qe kjo ceshtje te diskutohej sot, ne nje kohe qe te gjithe i kane syte te qendrimi i GJND-se qe do te sjelle ne vemendje te te gjithe botes ceshtjen e Kosoves”, u shpreh Meta.
 
Nderkohe qe demokratet jane shprehur se nuk ka patur asnje shkelje, duke u kerkuar deputeteve te opozites te respektojne rregulloren e te mos bllokojne seancen.

“Ai ligj ka qenë fiksuar ne kalendarin e punimeve te kuvendit. Ky eshte nje ligj që i ka kaluar te gjitha procedura parlamentare dhe nuk eshte problemi yne qe opozita nuk ka qene prezente ne komision, jo per shkakun tone”, u shpreh Patozi.

Debati eshte ndezur teksa kreu i parlamentareve socialiste kerkoi hedhjen ne vote per heqjen nga rendi i dites i ketij projektligji nje kerkese qe eshte refuzuar nga drejtuesja Topalli. Kerkesa ngulmuese e socialisteve lidhej me faktin se mungesat dhe qendrimi i Levizjes Socialiste per Integrim i jepnin ne ato momente shumicen opozites.

Ne te njejten kohe, ne nje tjeter ambient Komisioni i Sigurise Kombetare ka shqyrtuar nje amandament te deputetit demokrat Fatos Hoxha ne brendesi te se cilit ishte terheqja nga te gjitha ndryshimet ne ligjin per SHISH pervec mandatit te kufizuar per kreun e tij.

Cka nenkupton qellimin per shkarkimin e drejtorit aktual Bahri Shaqiri, me te cilin kryeministri Berisha prej pese vitesh mban kontakte minimale. Por edhe ky propozim qe u duk ne pamje te pare si nje komadardare e momentit te fundit per te djathten eshte rrezuar ne komision.

Tre demokratet Gazmend Oketa, Paulin Sterkaj dhe kryetari Leonard Demi kane bashkuar votat me opoziten duke hedhur poshte amandamentin. Ne keto kushte, debati ne seance eshte shuar, ndersa nuk dihet ende nese projektligji do te kaloje per votim gjate oreve te pasdites. Ajo qe eshte e sigurt eshte se futja rrufe ne rendin e dites e projektligjit te shumediskutuar per Sherbimin Informativ Kombetar po ndiqet me interes nga selite diplomatike ne Tirane, nderkohe qe alarmi ka rene edhe ne Uashington.

Top Channel