ARMO shqetëson FMN

21/07/2010 15:10

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejt qeverisë shqiptare të nisë veprimet ligjore ndaj ARMO-s për të mbledhur borxhet që kjo kompani ka ndaj Albeptrolit.

Në dokumentat zyrtar të publikuar pas përfundimit të misionit në Tiranë, FMN-ja shprehet shumë e shqetësuar në lidhje me detyrimet e prapambetura që ARMO i ka kompanisë shtetërore Albpetrol.

“Detyrimet e prapambetura në rritje të kompanisë ARMO-s kërcënojnë privatizimin e Albpetrolitdhe për rrjedhojë edhe përfundimin e programit të privatizimeve straegjike të Shqipërisë”, thotë FMN në dokumentin zyrtar.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare të borxhit që ARMO i ka Albpetrol, por jozyrtarisht është folur për dhjetra milionë euro. Në të njëtën kohë vetë Albeptrol prej disa muajsh nuk ka shlyer pagat e punonjësve, cka shkaktoi një debat të fortë në parlament, pak javë më parë. Ku opozita akuzoi qeverinë se po favorizon në mënyrë korruptive kompaninë ARMO.

Por ARMO nuk është privatizimi i vetëm i kryer nga qeveria këto vitet e fundit, që ka nxjerr në pah probleme. Ekspertët e FMN-së shohin me shqetësim edhe konfliktet mes OSSH-së dhe Entit Rregullator të Energjisë. “FMN rekomandon zgjidhjen e shpejtë të cështjeve rregullatore në lidhje me privatizimin e OSSH, pasi kjo mund të shkaktojë ekzekutimin e garancisë së Bankës Botërore, cka do të kishte efekte negative në reputacionin e Shqipërisë,” përfundon rekomandimi zyrtar i FMN.  

Top Channel