Shifrat e turizmit

20/07/2010 20:00

Numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-qershor të ketij viti është mbi 1 milionë, rreth 550.000 mijë prej tyre janë shtetas të huaj, ndërsa 452.000 të tjerët janë shqiptarë me rezidencë jashtë shtetit”, bën të ditur Ministria e Turizmit.

Nder shtetasit e huaj qe kane preferuar Shqiperine, tre vendet e para i zene ata nga Maqedonia me 21% te totalit, Kosova me 19% dhe Mali i Zi me 12%. Ndryshe nga vitet e tjera, ku gjate periudhes se pikut te turizmit keta vizitore perqendroheshin kryesisht ne plazhet e Durresit, kete vere ata kane zgjedhur ne mase edhe bregdetin e Jonit.

“Sipas informacioneve qe kemi nga ambasada jonë në Maqedoni, këte vit maqedonasit preferojne Vloren, ndryshe nga nje vit me pare me Durresin. Turistet nga Kosova preferojne Durresin por kemi edhe nje shtrirje ne jugun e Shqiperise”, shprehet Irena Prici, shefe e marredhenieve me publikun në Ministrinë e Turizmit.

Ne baze te statistikave te bera te ditura nga Ministria e Turizmit, numri i vizitoreve kete vit eshte shtuar me 5.2 % krahasuar me nje vit me pare. Per sa u perket vizitoreve te huaj, ne totalin e llogaritur bejne pjese edhe ata qe hyjne ne vend per qellime biznesi.

Top Channel