PS: Prifti nuk deklaroi vilën 1 mln euro

20/07/2010 12:20

Partia Socialiste denoncon atë që ajo e quan një tjetër skandal të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Në një deklaratë për mediat, deputetë të PS-së, Besnik Baraj dhe Ermonela Felaj thonë se Prifti ka një supervilë me vlerë 1 milion euro me sipërfaqe 400 metra katrorë, të cilën nuk e ka deklaruar.

“Prokuroria të nisë hetimet për skandalet e pasurisë së Priftit, ndërsa kryeministri Sali Berisha t’i heqë imunitetin ministrit të Energjitikës”, tha Felaj.

Top Channel