Basha raporton në Komisionin e Sigurisë

20/07/2010 16:40

Ministri i Punëve të Brendshme Lulzim Basha raportoi sot paradite në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për tre kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar tashmë të tëra kushtet. Seanca e raportimit u ritmua një moment kërkesa e deputetëve të opozitës për ta pyetur ministrin për gjendjen e sigurisë në vend, që sipas deputetëve socialistë është alarmante.

Ndonëse kryetari i Komisionit Leonard Demi kërkoi që të mos dilej nga rendi i ditës, ministri iu përgjigj pyetjeve duke marrë në mbrojtje policinë. Sipas ministrit të Brendshëm Basha, nuk duhet paragjykuar asnjë veprim i Policisë së Shtetit sa kohë nuk kanë dalë rezultatet zyrtare të hetimit për ngjarjet e caktuara.

Dhe kjo sipas tij është e vlefshme për rastet e zhdukjes së personave, vrasjeve, etj. Po ashtu ministri lavdëroi edhe punën e policisë së shtetit në luftën kundër narko-trafikut, ku sipas tij krahas moratoriumit të skafeve ka luajtur një rol edhe qendra ndërinstitucionale operacionale në Durrës, që kontrollon me teknologji moderne trafikun detar.

Top Channel