MSH: Stabilizohet gjendja e 8 të plagosurve

18/07/2010 13:25

Eshtë stabilzuar gjendja shëndetesore e tetë prej të plagosurve në  aksidentin automobilistik të ditës së djeshme në segmentin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, nga dhjetë të plagosur të shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, tetë prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë janë në gjendje kritike.

Nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se njëri prej 2 të plagosurve në gjendje kritike për jetën, është fëmijë dhe aktualisht është gjendje kome. Ai qëndron i shtruar në reanimacion, ndërsa pacienti tjetër i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri.

Top Channel