6 vjet Digitalb

16/07/2010 00:15

Platforma televizive DigitAlb feston 6-vjetorin e krijimit të saj. Më 15 korrik të vitit 2004 Digitalb lëshoi sinjalin televiziv për territorin e Shqipërisë.

Kjo krijesë mediatike e hallkës së revolucionit televiziv në Shqipëri, një ide e presidentit të ndjerë të kompanisë “Top Media”, Dritan Hoxha do të pasohej nga krijimi i platformës dixhitale satelitore që shihet sot në mbarë Europën si dhe në Amerikën e Veriut.

Vëmendja e publikut shqiptar, i etur për filma, programe për fëmijë dokumentarë, sport, spektakël e argëtim është përqendruar tashmë prej vitesh në platformën “DigitAlb”, që vit pas viti rend pas risive teknologjike duke futur e duke transmetuar tashmë shume programe në formatin high definition, HD, që është një perfeksion i figurës dhe zërit.

Aktualisht “DigitAlb” transmeton 40 kanale televizive në platformën tokësore dhe 56 në platformën satelitore.

Top Channel