Rusi, identifikohet vrasësi i gazetares

15/07/2010 14:10

Vrasësi i gazetares dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, e vrarë një vit më parë, është identifikuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Dmitri Medvedev, duke iu përgjigjur apelit të kancelares gjermane Angela Merkel për këtë cështje.

“Vrasësi është identifikuar dhe për momentin hetuesit po punojnë për të identifikuar urdhëruesin e vrasjes”, ka deklaruar Medvedev.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, kreu i Kremlinit ka nënvizuar gjithashtu se hetimet po zhvillohen me ritme të shpejta.

Top Channel