Kore e Veriut, vendi në krizë shëndetësore

15/07/2010 09:00

“Amnesty International” ka dhënë alarmin se Koreja e Veriut po dështon në sigurimin e nevojave bazë shëndetësore për popullin e saj.

Një hetim i kryer nga organizata tregon se spitalet në vendin aziatik nuk funksionojnë dhe se ndodhen në kushte të rënda higjenike.

Gjithashtu, epidemitë e shumta kanë ardhur si pasojë e kequshqimit të popullsisë, e cila shpesh herë nuk ka mundësi financiare të paguajë për shërbimet mjekësore.

Raporti i “AI” është bazuar në intervistat e zhvilluara me më shumë se 40 koreano-veriorë, të cilët kanë lënë vendin mes viteve 2004-2009.

Ndërkohë, të dhëna të mbledhura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se qeveria e Penianit shpenzon më pak se 1 dollar për person në vit.

Top Channel