Vizat, KE vlerëson plotësimin e kritereve

14/07/2010 18:55

Luigi Soreca, shefi i njësisë se marrëdhënieve me jashtë dhe të zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë në Komisionin Europian, ka vlerësuar plotësimin e kritereve shtesë të vendit tonë për liberalizimin e vizave.

Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, zoti Soreca ka deklaruar se për këtë proces cdo gjë është në rrugën e duhur.

Zoti Soreca shoqërohej në këtë takim nga zëvendësi i tij, si dhe nga kreu i delegacionit të KE, Helmut Lohan.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KE vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve dhe se janë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikut të qënieve njerëzore.

Top Channel