Irlandë, arrestime masive për trazirat

14/07/2010 18:30

Një zyrtar i lartë i policisë irlandeze ka deklaruar se do të kryhen arrestime domethënëse të personave të përfshirë në trazirat në Belfast.

Gjashtë të shtëna armësh zjarri janë drejtuar ndaj policisë, gjatë natës së tretë të trazirave të regjistruara në Belfast.

Gjithashtu, nga protestuesit nacionalistë janë hedhur edhe bomba molotov, bëjnë të ditur agjencitë britanike të lajmeve.

Rreth 100 agjentë policie përdorën topat me ujë për të shpërndarë turmën, veprim ky që u cilësua si mjaft profesional nga kryeministri britanik.

Duke folur në Dhomën e Parlamentit, David Cameron e cilësoi dhunën si të papranueshmë dhe theksoi se forcat e policisë ishin të detyruara të reagonin.

Zyrtarët e policisë irlandeze njoftuan se në protestat e dhunshme u përfshinë edhe fëmijë të moshës 10 vjecare.

Top Channel