Durrës, nis prerja e kanalizimit të ujërave të zeza në det

14/07/2010 14:45

Ka nisur në plazhin e Durresit prerja e kanalizimeve të ujërave të zeza që derdhen në det.

Vetem një ditë më parë agjensia rajonale e mjedisit konstatoi se janë 12 tubacione që shkarkojne ujërat e zeza në det në zonen e plazhit.

Paraditja e se merkures ishte afati i fundit per pronaret e hoteleve per te nderprere lidhjet.

Shtimi i numrit te turisteve neper hotele ka rritur edhe nivelin e ndotjes nga keto 12 kanalizime qe shkarkohen ne det. Ndotja eshte bere problematike per pushuesit.

Ndertimi i nje koletori per gjithe zonen do te shpetonte edhe vete biznesin e ketyre hoteleve te cilet me shkarkimet qe bejne ne det demtojne vetveten pervec mjedisit.

Top Channel