Bode: Opozita po abuzon me shifrat ekonomike

14/07/2010 11:35

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se bilanci tregtar i vendit ka shënuar përmirësim dhe janë rritur investimet e huaja.

Duke folur në një konferencë për shtyp bashkë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e përfaqësuesin e FMN-së, Irvin Bell.

“Kemi bashkëpunuar me BSH për koordinimin e politikave fiskale. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN në interes të ekonomisë së vendit.Opozita po abuzon me shifrat ekonomike dhe kërkon të nxijë cdo arritje të qeverisë dhe të Shqipërisë”, u shpreh Bode.

Ndërkohë guvernatori Fullani u shpreh se zhvillimet ekonomike të muajve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese.

Top Channel