Afganistan, vriten 5 ushtarë të ISAF-it

14/07/2010 15:10

Ditë e përgjakshme për forcat ndërkombëtare të dislokuara në Afganistan, pjesë e misionit ISAF të NATO-s.

5 ushtarë janë vrarë në dy sulme të ndryshme në jug të vendit. Lajmin e bën të ditur qëndra ushtarake e ISAF-it në Kabul. Katër prej ushtarëve u vranë në për shkak të një shpërthimi, ndërsa një tjetër u sulmua nga terroristët.

Edhe dita e djeshme ka shënuar një bilanc negativ pasi 7 ushtarë u ekzekutuan në pjesën veriore dhe lindore të Afganistanit.

Top Channel