“Times Square”, atentatori në video

14/07/2010 21:55

Amerikani që ishte përpjekur të bënte një atentat në sheshin Times Square, në Nju Jork, thotë në një video se donte të hakmerrej për luftëtarët myslimanë.

Në video, i transmetuar sot nga televizioni Al Arabiya, Faysal Shahzad, me origjinë pakistaneze, flet për luftëtarët myslimanë të vrarë në sulmet e SHBA në Afganistan, Pakistan dhe Irak.

Ai shprehet gjithashtu se, sulmi synonte gjithashtu hakmarrjen për gjithë ata myslimanë luftëtarë që janë detyruar të largohen nga vendi dhe për të tjerë që kanë rënë pre e padrejtësive, si martirët Baytullah Amir dhe Abu Mussab al Zarqawi.

Top Channel