Ajo quhet Pamela Gruda ndersa ai Henri Sharofi. Jane 18 vjec. Ata nuk jane emra te njohur te letrave shqip por mesuesit i cilesojne si poetet e se ardhmes.

Pamela tashme i ka thene lamtumire jetes se gjimnazit. Deri dje ajo njihej ne shkollen e saj ‘Petro Nini Luarasi’, si nje nga vajzat me poetike.

Edhe per Henrin qe sapo ka mbyllur vitin e trete ne gjimnazin ‘Partizani’ deshira per te hedhur ndjenjat e momentit ne nje cope leter lindi atehere kur ky djalosh ishte ne hapat e pare te gramatikes.   

Ajo qe i bashkon dy te rinjte eshte pasioni per poezine ndersa ajo qe i ben te ndryshem nga njeri tjetri eshte permbajtja. Ajo i shkruan me se shumti te varferve, ndersa ai dashurise.

Kane kaluar vite qe nga momenti kur cdo perjetim te keta te rinj meritonte te shnderrohej ne vargje. Sot ne sirtarin e tyre numerohen dhjetra poezi te shkruara ashtu shkujdesuar neper copa letre.  

Pamela ka vendosur qe ne te ardhmen te jete farmaciste. Ideja per te botuar krijmtarine e saj e tundon, madje ajo ka mundur qe disa nga poezite t’i publikoje ne shtypin e shkruar.

Per Henrin qe ende nuk e ka projektuar te ardhmen keto vargje do te qendrojne larg syve te te tjereve.

Kjo prirje e te rinjve per te befasuar, per psikologet, eshte nje karakteristike pozitive. Marta Bej psikologe shkollore thote se dashamiresia e femijeve ndaj cdo forme arti lind qe ne shkollen 9 vjecare por merr tone me te theksuara ne adoleshence.

Per psikologen pasione te tilla nuk jane te momentit. Mjafton vemendja e duhur dhe talenti i tyre nuk do te jete i cunguar pavaresisht profesionit qe gjthesecili do te zgjedhe.

Pamela dhe Henri jane te sigurt se poezia do te mbaje vendin e shoqerueses gjate jetes se tyre.

Top Channel