Imami: Shitja e pronave të ushtrisë, transparente

12/07/2010 16:45

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka siguruar gjate nje konference per shtyp se nxjerrja ne treg e pronave te teperta te ushtrise eshte mese transpartente per publikun.

Imami ka shpjeguar proceduren, duke theksuar faktin se pronat po nxirren ne treg duke respektuar te gjithe proceduren e nevojshme.

“Ministria  e Mbrojtjes ka identifikuar deri tani 517 prona të lira. Një listë tjetër me me 155 prona do të jetë gati, ndërsa për t’u verifikuar mbeten edhe 70 prona të tjera. I gjithë procesi është në transparencë të plotë”, u shpreh Imami.

Imami ka replikuar mbi deklaraten e kreut te PS-se Edi Rama ne lidhje me transparncen e ketyre pronave duke u shprehur se nese PS, ka rezerva per proceduren duhet t’i drejtohet parlamentit dhe se ai ne cilesine e ministrit te Mbrojtjes do te shpjegonte gjithcka.

Ministria e Mbrojtjes do te nxjerre ne treg se shpejti rreth 800 prona te teperta te saj.

Top Channel