Malaj: Po shkurtohen investimet

11/07/2010 16:10

Ish-ministri Financave në qeverinë e fundit socialiste, Arben Malaj, deklaron se ndryshimet e buxhetit që po tenton të bëjë qeveria janë në kahun e gabuar dhe qartazi me karakter populist.

“Një qeveri që shkurton me 9.5 përqind shpenzimet në total, por me 27 përqind investime nuk është vetëm se populiste. Kjo është masa më e keqe që mund të merret dhe pasojat negative për ekonominë do të ndihen vitet në viji’, deklaron Malaj.

Zoti Malaj thotë se keqmenaxhimi i financave publike e ka zhytur ekonominë në një rreth vicioz ku njëra krizë ushqen tjetrën

“Ndërsa rritja ekonomike nuk do të jetë në nivelet që kishte parashikuar qeveria shpenzon në mënyrë jo efiçente. Ka rritur borxhin, ka rritur defiçitin dhe ka rritur edhe koston e parasë në ekonomi”, vijon më tej eksperti i opozitës.

Fakti që qeveria nuk arriti të marr borxh në tregun ndërkombëtar, në një kohë që gjendja në ekonomitë e eurozonës mbetet e paqartë, për ekspertin e opozitës parlajmëron kohë të vështira për ekonominë shqiptare.

Top Channel