OST: Ndërprerje energjie në kryeqytet

09/07/2010 21:20

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka bërë të ditur se nesër në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Shkak do të jenë punimet në linjën Tiranë-Podgoricë.

Pa energji do të jenë nga ora 06:00 deri në 18:00 Valisi, Tapiza dhe Laknasi pasi do të stakohet nënstacioni që furnizon këto fshatra.

Top Channel