Lezhë, pranga policit të burgut

08/07/2010 21:50

Policia e Lezhës ka arrestuar pasditen e sotme në kushte flagrance shtetasin Shkëlqim Shabani, polic me pozitë kyce në burgun e këtij qyteti.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Shabanit iu gjetën në kasafortë 12 karikues celularësh.

Sipas burimeve, Shabani planifikonte të fuste mbrëmjen e sotme në burg edhe 12 celularë për të dënuarit.

Top Channel