Durrës, ndalohen motorët e ujit

08/07/2010 12:15

Qarkullimi në det i të gjithë motorrave të ujit, me dhe pa dokumentacion është bllokuar deri në një urdhër të dytë për t’i dhënë kohë bashkive dhe komunave bregdetare që të përcaktojnë vendbazimet e tyre.

Motorrat qe jane kthyer ne mjete pasigurie per pjesen me te madhe te pushuesve dhe argetimi per me te rinjte kane nisur te sekuestrohen nga sherbimet e policise kufitare. Dy ditet e fundit jane bllokuar 2 motorra uji dhe dy gomone, ndersa jane vendosur 10 gjoba per zoteruesit e tyre.

Per policine kufitare eshte problem apatia e treguar nga pushteti vendor per te caktuar vendet ku do te levizin mjetet dhe stacionohen. Vetem bashkia e Durresit ka percaktuar zonen e Currilave per to, ndersa pritet qe dy vendbazime te tjera te jene ne Shen Pjeter dhe Hamallaj.

Top Channel