Kryeministri kosovar Hashim Thaci i ka përsëritur apelin e tij Beogradit zyrtar që të distancohet nga aktet e dhunës.

“Është në interesin e të gjithëve që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në këtë pjesë të territorit tonë”, ka deklaruar Thaci.

Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, kryeministri ka theksuar se cilido që të jetë vendimi i GJND-së, për Kosovën do të ketë vetëm konsolidim të shtetit të saj.

“Cështja e statusit është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Njohjet do të vazhdojnë dhe integriteti territorial i Kosovës do të mbetet i pacënueshëm”, ka shtuar Thaci.

Top Channel