Ndotja në gjirin e Vlorës rrezikon zonën e portit dhe të plazhit të vjetër ndërsa kompania përgjegjëse për të është pezulluar deri në rehabilitimin e zonës së kontaminuar me bitum.
Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit Ilir Bala tha se jane derdhur rreth 30 ton bitum dhe siperfaqja e ndotur jashte zones se kompanise eshte 300 metra katror dhe brenda nje jave pret pastrimin e saj nga kompania.
“Brenda javës kompania duhet të rehabilitojë krejt zonën dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme”, tha Bala.
Kompania ‘Taci Oil’ eshte pezulluar deri ne rehabilitim te plote te zones se kontaminuar. Specialistet shprehen se bitumi ka qene ne forme te lengshme dhe si pasoje e nje avarie eshte derdhur ne zonen prane portit.
“Gjatë procesit të shkrirjes me ngrohje ka ndodhur avaria dhe bitumi është derdhur jashtë”, u shpreh Bala.
Inspektoriati ka deklaruar se puna per pastrimin e zones do te survejohet nga Agjencia e Mjedisit.
Top Channel