Itali, sekuestrohet heroinë, në pranga 4 shqiptarë

07/07/2010 10:40

Karabinierët në Bolonja kanë arrestuar katër shqiptarë dhe kanë sekuestruar 30 kilogramë heroinë që vinte nga Turqia.

Lënda narkotike, sipas hetuesve kishte destinacion veriun e Italisë dhe ishte futur nëpër bidona plastikë.

Vlera e heroinës arrin deri në 2 milionë euro. Nuk jepen detaje rreth identiteteve të shqiptarëve të arrestuar dhe nëse ata kishin bashkëpunëtorë të tjerë.

Top Channel