Fyle: Zgjerimi i BE, jo vetem proces teknik

07/07/2010 18:40

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka mbajtur një tjetër fjalim në diskutimin për Shqipërinë dhe Kosovën në PE.

Përvec se ka përshëndetur dy rezolutat, Fyle ka paralajmëruar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, se procesi i zgjerimit nuk është vetëm teknik.

“Zgjerimi i BE nuk është vetëm një proces teknik, por edhe politik. Vendet aspirante duhet të kenë fjalën e tyre”, ka deklaruar Fyle.

Ndër të tjera, komisioneri ka shprehur shqetësimin e KE për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, duke kërkuar sqarime nga institucionet shqiptare.

“Jemi të shqetësuar për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri. Duam të dimë se cfarë po bëjnë institucionet shqiptare për këtë problem”, ka pohuar Fyle.

Më tej, ai e ka vënë theksin tek Kosova, duke u shprehur se dhuna e verifikuar së fundmi në veri të Mitrovicës është e patolerueshme.

Top Channel