Brace: Po shtohet pasuria e Berishës

07/07/2010 16:15

Socialisti Erjon Brace ka zgjedhur bulevardin para kryeministrisë për t’i kërkuar shefit të qeverisë të mos rrisë rrogat e shtetarëve, deputetëve dhe drejtuesve të tjerë politikë në këtë situatë krize ekonomike por të fokusohet tek rritja reale e pensioneve e rrogave të qytetarëve të thjeshtë.

“Kryeministri të mos rrisë pagën e presidentit, pagën e tij, të ministrave e të mos rrisë pagat e drejtorëve politikë”, u shpreh Brace.

Sipas zotit Brace kjo situate behet edhe me amorale edhe per shkak te pasurimit te qeveritareve aktuale nepermjet abuzimeve dhe korrupsionit ne te gjithe nivelet e tij ose duke pare ne krahun tjeter sic tha ai shtimin e pasurise se djalit te kryeministrit me 200 mije euro vetem brenda nje viti.

“Kryeministri sot po miraton një vendim që do të rrisë pagën e tij 6 herë më shumë se paga e pensionistëve; po rrit pagën e kryetares së kuvendit 9 herë më shumë dhe të ministrave 5 herë më shumë se sa paga e pensionistëve”, theksoi Brace.

Nderkohe, deputetet Shamku dhe Spahiu dhe kryetarja e njesise bashkiake numer nje kane qene ne nje nga tregjet e kryeqytetit ku kane verejtur cmimet e larta te produkteve bujqesore.

Top Channel