Akuzat, Sarkozi ruan gjakftohtësinë

07/07/2010 17:05

Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka bërë apel sot qeverisë që të ruajë gjakftohtësinë.

Sarkozy ka ftuar të gjithë që të përqendrohen tek puna, pa marrë parasysh trazirat e shkaktuara nga cështja Bettencourt-Woerth.

Vetë presidenti, i nxitur edhe nga mazhoranca e tij që të mbrohet publikisht nga akuzat se ka marrë ryshfet për fushatën elektorale, do të prononcohet më 13 korrik.

Akuzat ndaj shefit të pallatit Elize u bënë nga një ish-financiere, sipas të cilës Sarkozy në vitet ’80 dhe ’90 ka marrë para nga familja Bettencourt.

Top Channel