Maradona: Zoti na do në finale

02/07/2010 13:15

Diego Armando Maradona e shikon finalen për Argjentinën si një deshirë të vetë Zotit.

Në konferencën përpara gazetarëve, ish sulmuesi tashmë trajner nuk duket se beson më shumë tek lojtarët e tij se sa tek ndihma nga lart. Gjatë pyetjeve të gazetarëve që i kërkonin një përqindje për Argjentinën finaliste, Maradona i shtangu sërish të gjithë duke thënë: “Rrini të qetë djema. Do jemi në finale. Nëse Zoti dëshiron, do jemi në finale. Dhe jam i sigurt që Zoti do të dojë”.

Në vijim ai ka folur konkretisht për formacionin duke theksuar se Demichelis, ndërsa mes Burdisso e Samuel nuk ka vendosur ende. Sulmi do jetë ai që e ka nisur titullar qush në fillim, Messi-Tevez-Higuain.

Në fund të intervistës, “El Pibe D’Oro” ka komentuar sërish deklaratën e Schweinsteiger, duke theksuar: “Tha që jemi provokatorë? Nuk besoj. Ne luajmë futboll dhe këtë do ta shikojë edhe ai në fushë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA