Serie A/Fiorentina dominon Bolonjën në kujtim të presidentit Commisso
Edhe pse mbrojtja e Milanit ka treguar performanca solide këtë sezon, me 11 gola të pësuar në kampionat dhe duke mbajtur mbrojtjen e dytë më të mirë pas Comos dhe Lazios, klubi italian ka vënë në planin e tij të transferimeve një përforcim në mbrojtje për merkaton e janarit.
Suksesi i deritanishëm i lojtarëve si Tomori, Gabbia dhe Pavlovic ka ofruar siguri, por linja mbrojtëse e Milanit ka mbetur mjaft e shkurtër pas titullarëve të rregullt. Përveç Koni De Winter, ka vetëm një mundësi të re, Odogu, i cili ende nuk ka marrë minutat e tij të para, edhe pse klubi investoi 10 milionë euro për të në fund të gushtit.
Në një përpjekje për të forcuar më tej këtë sektor të ekipit, strategjia e drejtorit të futbollit, Igli Tare, është e qartë: të bëhen lëvizje të qëndrueshme dhe të matura për të përforcuar skuadrën pa shpenzuar shumë. Tare po kërkon një lojtar që mund të ofrojë një mundësi cilësore për rotacionin e mbrojtjes, pa prishur ekuilibrin në dhomën e zhveshjes dhe pa kërkuar një vend titullari.
Sipas “Corriere dello Sport”, qendërmbrojtësi francez i Chelsea-t, Axel Disasi, është rikthyer në krye të listës së dëshirave të Milanit. Disasi, i cili ka pasur pak hapësirë në Londër këtë sezon, është i gatshëm të kalojë në një tjetër klub për të rihapur mundësitë e tij të karrierës. Të dy klubet, Milan dhe Chelsea, kanë krijuar tashmë një lidhje të fortë mes tyre, e cila mund të ndihmojë në realizimin e marrëveshjes, me mundësinë që Disasi të transferohet në huazim me mundësi blerjeje.
Në një skenar më romantik, emri i Thiago Silva është përmendur si një mundësi për të rikthyer brazilianin në Milano. I etur për një “valle” të fundit në Evropë, 39-vjeçari ka treguar interes për të kaluar në një klub tjetër pas periudhës së tij të suksesshme në Londër me Chelsea. Megjithatë, nga Casa Milan ka lindur skepticizmi, duke marrë parasysh që nënshkrimi i një lojtari të nivelit të lartë si Thiago Silva mund të krijonte tensione me titullarët aktualë dhe të ushtronte presion në dhomën e zhveshjes. Milan kërkon një asistues të besueshëm dhe të pjekur, jo një lojtar që kërkon të garojë për një vend titullari.
Në këtë kuadër, rikthimi i Thiago Silva duket më shumë një mundësi të dytë, për momentin, me Milan që preferon të përqendrohet në objektiva më realë dhe të përballueshëm financiarisht.
Top Channel