Ndahet nga jeta Bep Shiroka

01/07/2010 21:30

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçari aktori i mirënjohur shkodran Bep Shiroka. Ai humbi jetën nga një atak kardiak në banesën e tij.

Shiroka mbahet mend për rolet e tij në filmat “Historiani dhe kameleoni” (1989), “Kur hapen dyert e jetës” (1986), “Fushë e blertë, fushë e kuqe” (1984), “Besa e kuqe” (1982), “Kërcënimi” (1981), “Si gjithë të tjerët” (1981), “Koncert në vitin 1936” (1979), “Ditët që sollën pranverën” (1979) apo “Çifti i lumtur” (1975).

Aktori mbante titullin “Artist i merituar”.

Top Channel