Viktimat në rrugë, Basha, urdhër policisë

30/06/2010 15:30

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i ka kërkuar drejtuesve të qarkullimit rrugor në Shqipëri, të ulin numrin e aksidenteve gjatë periudhës së sezonit veror.

Ai ka dhënë tre muaj afat drejtuesve të qarkullimit rrugor për të përmirësuar situatën në vend, si dhe ka kërkuar masa tejet të rrepta sidomos në autostradat me problemtike, ku edhe numri i aksidenteve është i lartë.

“Objektivi është i qartë: reduktim i shpejtë i fataliteteve në inventarin rrugor anembanë vendit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë më asnjë justifikim për mospërmbushje të këtij synimi”, u shpreh Basha.

Ministri i ka vene ne dijeni drejtuesit e qarkullimit, qe te luftojne korrupsionin, si edhe kerkoi sistemimin e karrotrecave ne qytetet kryesore shqiptare.

Top Channel