Procesi ndaj gazetarit, gjyqtarja bojkoton seancën

30/06/2010 15:40

Ndërsa gjyqtarja Fida Osmani ishte një ndër inisiatorët e peticionit të gjyqtareve kundra Top Channel me pretendimin se duhej lene e lire për të bëre drejtesi ne kete vend, sot ajo per here te dyte nuk ka qene prezent ne oren ne te cilen duhet te niste nje proces gjyqesor ndaj gazetarit Ilir Yzeiri.

Kjo eshte hera e dyte qe Yzeiri paraqitet prane zyres se saj dhe dera eshte e mbyllur.

Gazetari i emisionit investigativ “Hapur”, eshte paditur nga fondacioni “Zonja e Keshillit te Mire”, i cili i kerkon 100 milione leke per dem moral.

“Para rreth tre muajsh kam trajtuar në emision cështjen se “përse nuk u mbajt amaneti i Nënë Terezës”? I kam kujtuar të gjithëve se jemi fajtorë dhe kemi shkelur një amanet, pasi në vend të një spitali është ngritur një universitet privat”, u shpreh Yzeiri.

Gazetari Ilir Yzeiri publikisht kerkon largimin e saj nga ky proces gjyqesor duke shpjeguar se kjo gjyqtare paragjykon gazetarine investigative gje te cilen e tregoi edhe me daljen ne mbrojtje te gjyqtarit Agim Bendo.

Aleksander Cipa, kreu i Unionit te Gazetareve ka kerkuar solidarizim te mediave si edhe i ka bere thirrje gjykates qe te jete e paanshme ne vendime.

“Solidariteti i komunitetit tonë për këtë cështje te bashkohet në mënyrë ligjore që ne të funksionojmë si një pushtet, përballë një pushteti tjetër”, tha Cipa.

Top Channel