Nga nesër rriten pensionet

30/06/2010 15:00

Qe nga 1 korriku pensioni mujor për 520 mijë pensionistë shqiptarë do të jete më i lartë se deri më tani. (UPDATE)

Vendimi i marre nga qeveria diferencon rritjen e pensioneve ne fshat dhe ne qytet, por sipas kryeministrit Berisha, ne cdo rast, ai mbulon inflacionin, duke siguruar nje shtese reale ne pension.  

“Pensionet e uleta ne qytet dhe ato ne teresi do te keni rritje prej 6140 leke te vjetra. Eshte nje rritje e permuajshme, e perfillshme. Dhe nga kjo rritje perfitojne 200 mije pensioniste. 170 mije pensioniste te fshatit do kene nje rritje prej 10 perqid te pensionit te tyre. Pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4 perqind”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se vendimi per rritjen e pensioneve u mor sipas premtimit te qeverise, por ne nje situate te veshtire ekonomike boterore, qe u ka diktuar vendeve te Bashkimit Europian ngrirjen e rritjes se pensioneve dhe qe ka pasojat e saj edhe ne Shqiperi. Per kete arsye kryeministri Berisha rikonfirmoi se shume shpejt qeveria do te paraqese ne parlament rishikimin e buxhetit me shkurtim te ndjeshem te shpenzimeve. Sic shpjegoi kryeministri, nje tjeter arsye e forte per shkurtimin e shpenzimeve eshte edhe terheqja e Shqiperise nga plani per te marre, per here te pare, borxh ne euro nga tregjet europiane financiare, per shkak te problemeve serioze te krijuara ne disa vende te Eurozones.

“Programi do te njohe kufizime drastike ne shpenzime te tjera, sepse, nje politike e cila duhet te ruaje me cdo cmim treguesit makro-ekonomike, eshte e domosdoshme. Ndaj edhe ne, sic kemi lajmeruar do te cojme buxhetin ne parlament per te shkurtuar ndjeshem shpenzimet. Do e shkurtohen me 25 % ne te gjitha fushat”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, ajo qe do te mbetet e paprekur nga rishikimi i buxhetit ne parlament gjate muajit korrik do te jete fondi per rritjen e pensioneve dhe te pagave. Nuk eshte ende e qarte sesa do te rriten pagat per administraten publike, por kryeministri tha se ky vendim do te merret javen e ardhshme. 

Top Channel