Londër, i dehuri tronditi bursat e naftës

30/06/2010 13:20

A është e mundur që bota të vihet në lëvizje nga dora e një njeriu? Po, kjo ndodh shpesh për shkak të politikave dhe politikanëve por këtë gjë rrallë herë e bën një njeri i thjeshtë, me një status mesatar.

Para një viti të gjithë u alarmuan për shkak të rritjes së menjëhershme të cmimit të naftës në bursa, por nuk kishte asgjë për t’u alarmuar sepse gjithcka erdhi si pasojë e një gabimi të një djali të dehur në bursën e Londrës.

10 milionë dollarë u hodhën në erë, ndërsa ai u mjaftua me një pushim nga puna. Gjithcka ndodhi një vit më parë. Në orën 1:00 të së martës së 30 qershorit 2009, 34 vjecari Stephen Perkins që punonte në Pvm Oil Futures u kontaktua nga një drejtues i lartë.

Ai i kërkoi llogarinë për blerjen e 7 milionë fucive nafte, duke pësuar 9.7 milionë dollarë dëme. Perkins e pranoi se ishte ai fajtori por kjo nuk e shpëtoi nga pushimi i menjëhershëm. Ai u gjobit edhe me 72 mijë stërlina.  

Top Channel