KLD në Francë, takim me Prokurorin e Përgjithshëm

30/06/2010 09:40

Një grup përfaqësuesish ng Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të kryesuar nga Kreshnik Spahiu, kanë vizituar Francën ku u takuan me autoritete të larta të sistemit francez të drejtësisë.

Një ndër takimet më të rëndësishme ishte ai me Prokurorin e Përgjithshëm të Francës. Në fjalën e tij, Kreshnik Spahiu u shpreh se shumë shpejt do zhvillohet konferenca gjyqësore për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve.

Gjithashtu ai shtoi se shumë shpejt në KLD do zhvillohen zgjedhjet dhe ftoi autoritetet franceze të drejtësisë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Top Channel