“Alex” transformohet në uragan, i pari i sezonit

30/06/2010 08:20

Nga stuhi tropikale, “Alex” është transformuar në uraganin e parë të sezonit atlantik 2010.

Këtë e bën të ditur Qëndra Federale e Uraganëve në Florida. Erërat arrijnë shpejtësinë 120 km/h dhe pritet të përplaset me tokën e Teksasit sot në mbremje ose nesër në mëngjes. Uragani nuk do kalojë shumë larg njollës së zezë në Gjirin e Meksikës të shkaktuar nga rrjedhja e naftës nga një pus në Luiziana.

Kjo ka bërë që të ngadalësohen punimet për pastrimin e detit për shkak të valëve të mëdha që ka shkaktuar ky uragan. Presidenti Obama ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në Teksas që lejon mobilizimin e burimeve federale për të ndihmuar banorët e zonave të goditura.   

Top Channel