Zelandë e Re, duhani do ndalohet dhe në burgje

29/06/2010 16:55

Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar konsumin e duhanit në burgjet e vendit.

Kjo masë që tashmë ekziston në gjithë vendin, që prej korrikut të vitit 2011, do hyjë në fuqi edhe në të gjitha burgjet. Qeveria është e vendosur ta aplikojë edhe pse sindikata e punonjësve të burgjeve i trembet rebelimit.

Gjithashtu, të burgosurit nuk do lejohet të mbajnë as shkrepse e cakmakë. “Nuk u japim alkool të burgosurve sepse janë të alkoolizuar apo drogëra nëse janë toksikodipendentë. Stafi ka shumë eksperiencë në trajtimin e njerëzve në mënyrë që të kalojnë fazën e dipendencës”, tha ministri Judith Collins. Sindikata ka theksuar nga ana tjetër se duhani do bëhet mall tregtie në tregun e zi.  

Top Channel