PS: Transparenca, pastaj Kodi

29/06/2010 15:00

Një ditë më parë kryeministri ftoi opozitën për të ndryshuar bashkarisht kodin zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Një ftesë, për të kthyer faqen në marëdhëniet e tensionuara një vjecare PS-PD. Por selia rozë është mosbesuese dhe kerkon me pare permbushjen e kerkeses per transparencen e zgjedhjeve

“Sali Berisha përdori dje logjikën e një hajduti xhepash. Pasi të vjedh herën e parë kërkon të të vjedh edhe herën e dytë. Të harrosh krimin e elektoral të 28 qershorit do të thotë se në Shqipëri do të ketë ndonjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të thotë të pranosh se në Shqipëri qytetarët nuk mund të vendosin më me vullnetin e tyre të lirë, por duhet të dorëzohen pa kushte. Eshtë detyrim i yni përpara qytetarëve por edhe përpara institucioneve ndërkombëtare transparenca e zgjedhjeve. Ne nuk mund t’i shtrojmë dorën një pushteti të vjedhur”, u shpreh deputeti, Taulant  Balla.

Ndërkohë në selinë rozë, në mungesë të një kompromisi për transparencën e zgjedhjeve të kaluara, janë shtuar zërat për të radikalizuar sërish qëndrimin politik. Deputeti Blendi Klosi deklaroi në Ora News se socialistët duhet të rishikojnë marrëdhënien e tyre të kushtëzuar me Parlamentin, deklaratë që u rimor gjerësisht nga shtypi i shkruar.

Burime pranë selisë rozë thonë se do te jete grupi parlamentar qe do te vendose nese ne shtator do te rikthehen apo jo tek protestat masive dhe bojktoi parlamentar.

Top Channel