Procesi për 40 kg heroinë, gjermani nuk dëshmon

29/06/2010 15:45

Shtetasi gjerman Daniel Hengelar i denuar me nente vjet burg per trafik nderkombetar droge nuk pranoi te deshmoje ne procesin gjyqesor ndaj biznesmenit fierak Zaim Tafa. 

Gjermani Hengelar rezervoi te drejten per te deshmuar ndaj dy shqiptareve pas mundesise qe ia jep ligji. Shtetasi gjerman eshte shoqeruar gjate seances se radhes me forca policore, per shkak edhe te statusit si i denuar per trafik droge. Pas largimit te gjermanit, Prokurorja e ceshtjes Ervjola Stoja i ka kerkuar Gjykates se Krimeve te Renda qe te marre per baze theniet e tij ne prokurori.

Gjate pyetjen mbi akuzat ndaj tij ka asistuar edhe nje grup prokuroresh i Krimeve te Renda, qe e kane pyetur Engelarin edhe per akuzat ndaj biznemsnit Zaim Tafa.

Gjykata u terhoq per vendim dhe ne perfundim pranoi kerkesen e prokurores. Mbrojtja e te pandehurit nuk ka reaguar, duke aprovuar kete vendim. Zaim Tafa u arrestua nga policia nje vit me pare se bashku me shokun e tij Alban Pellumbi si edhe tre shtetas gjermane. Policia deklaroi se Engelari i kishte blere nje sasi prej 40 kg heroine Tafes, dhe me pas ia kishte fshehur Brenda nje pikture ciftit gjerman Franc dhe Rexhina Kaciek, te cilet u arrestuan ne Kakavije. Tafa akuzohet vetem per trafik droge dhe ne seancen e radhes prokuroria ka kerkuar te deshmojne policet qe e arrestuan biznesmenin fierak.

Top Channel