
Ministrat e Mjedisit të vendeve të Ballkanit firmosën një deklaratë të përbashkët gjatë një takimi në Mavrovë të Maqedonisë, për ruajtjen e biodiverisitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike.
Ministri Mediu theksoi se kjo është një cështje që duhet zgjidhur sëbashku. Ai shtoi se po punohet për ngritjen e një parku në Korab. Ne kete takim u theksua perkujdesja per zonat e mbrojtura sidomos ato nderkufitare.
Ajo cfare u pa me shqetesim eshte mosmonitorimi i biodiversitetit ne vendet e rajonit, i cili pothuajse nuk ekziston dhe se fondet per mbrojtjen e natyres jane te pakta. Kjo konference u mbajt ne nje kohe kur te gjithe vendet e rajonit te Ballkanit jane duke punuar mbi objektivin e integrimit europian.
Top Channel