Serbia emëron ambasadorin në Tiranë

28/06/2010 20:35

Serbia ka emëruar ambasador në Tiranë një diplomat që deri në këto momente ka shërbyer si drejtues i parë i ambasadës.

Miroljub Zaric, i ardhur në Shqipëri që në vitin 2006, ka marrë emërimin si ambassador në një kohë kur Serbia nuk ka patur të tillë kurrë në Tiranë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe. Beogradi i vendosi marrëdhëniet diplomatike me Tiranën zyrtare në vitin 2001, pas luftës në Kosovë.

Por për një kohë të gjatë, qeveria serbe kishte injoruar apelet e shumta të asaj shqiptare, për ngritjen e raporteve në nivel ambasadash.

Top Channel