PS: Qeveria e monopoleve

28/06/2010 15:20

Deputeti socialist Erjon Brace e cilësoi qeverinë aktuale si kabinetin e monopoleve,i cili ka futur duart sipas tij në të gjithë sektorët kyc për vendin.

“Prodhimi, transmetimi, shperndarja e shitja e energjise elektrike jane monopol.  KESH-monopol i Qeverise, OST-monopol i Qeverise, OSSH-monopol i Qeverise dhe nje privati te perzgjedhur prej saj. Cmimi i energjise elektrike caktohet nga keta, rritet prej tyre per te perfituar maksimalisht”, tha Brace.

Sipas zotit Brace nje tjeter sektor i kapur eshte ai i kerkimit, prodhimit, perpunimit, depozitimit dhe tregtimit te naftes dhe gazit. Per deputetin socialist qeveria ka dhene gjithcka ne dore te disa privateve prane te saj te cilet kontrrollojne cmimet ne te gjithe tregun. Jo me pak perfitues tha zoti Brace jane edhe kompanite e telefonise fikse dhe asaj celulare.

“Qeveria ua jep kontratat qeveritare 4-5 kompanive, kliente politike te saj. Qeveria, ka udheruar perqendrimin edhe me te kontratave dhe para tek keta, kur me vendim ka perjashtuar nga tregu dhjetera kompani qe sipas saj nuk kane realizuar nje kontrate te meparshem ne 70% te vleres se saj. E gjitha kur ka mbi nje vit qe nuk i paguan”, tha Brace.

8 tregje te tjera per bracen ai i importit te grurit/prodhimit dhe shitjes se miellit per buke,i duhanit, i cimentos, i transportit ajror, i menaxhimit te aeroporteve,i sherbimit/kolaudimit te automjeteve,i menaxhimit te porteve detare, i pullave fiskale, makinave qe kontrakton Qeveria, jane monopol/oligopol/ pa konkurence i disa privateve, pergjithesisht te zgjedhur nga Qeveria politikisht, ne gara te korruptuara ku serish Qeveria ka pjesen e saj.

“Jane gati 4 mld euro qe i xhirojne e perfitojne monopolet, pra rreth 60 kompani dhe qe i paguajne mbi 3 milionë shqiptare. Kjo eshte kapja e shtetit. Monopolet po zhvasin cdo shqiptar, po pasurojne cdo Qeveritar.Ky eshte pushteti i tyre, nuk eshte pushteti i shqiptareve”, tha Brace.

Top Channel