Lushnjë, përdhunohet një e mitur

28/06/2010 14:30

Një ngjarje tepër  e rëndë ka shokuar te gjithe rrethin e Lushnjës.

Nje vajze 9-vjecare ka rene pre e nje perdhunimi te kryer nga nje person ende i panjohur deri ne keto momente. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kolonje.

Vajza i ka thene gjysherve se do te shkoje ne dyqan. Ajo eshte gjetur nga nje banore e zone e cila e ka derguar ate ne banese. Ajo u ka treguar gjysherve se nje burre prej 35 deri ne 40 vjec e kishte marre ne kodrat e fshatit ku e kishte perdhunuar. Gjysherit kane verejtur shenjat e dhunes ne trup dhe kane njoftuar policine e cila nisi hetimet. Prinderit e saj jetojne ne Greqi si emigrante dhe familja e saj eshte e varfer. Policia po heton dhe te dhenat e para flasin se autori i perdhunimit eshte nje endacak.

Nderkohe vajza e mitur eshte derguar ne maternitetin e tiranes per ekzaminime te tjera dhe per kurim per shkak te demtimeve qe ka marre nga perdhunimi.

Top Channel