Transportet, Italia heq barrierat

26/06/2010 20:50

Ministria e Transporteve njofton se është arritur që të lehtësohet lëvizja e kamionëve shqiptarë me mallra në Itali.

Qeveria italiane ka vendosur të shfuqizojë aktin që detyronte kamionistët shqiptarë te mbanin dokumentin që përcakton intenerarin e udhëtimit në territorin italian.

“Ministria e Transportit njofton se qeveria italiane ka lejuar heqjen e “foglio di prescrizione”, që përjashtonte mundësinë e marrjes së mallrave jashtë vendeve të destinacionit. Kjo është heqja e një barriere dhe parashikon uljen e kontrolleve nga policia italiane”, ka deklaruar zëdhënësja e MTPPT.

Top Channel